VIDEO/ Akuza për trukim në kualifikueset e Botërorit, nis hetimi për portierin që pësoi golin nga mesfusha

Kualifikueset e Botërorëve në zonën afrikane shpesh bëhen objekt hetimesh për gola apo situata të pazakonta të cilat dyshohet se kanë lidhje me trukimet e ndeshjeve.

Dhe një ngjarje në veçanti ka rënë në sy në ditët e kaluara në ndeshjen mes Libisë dhe Kepit të Gjelbër, duke bërë të hapet një hetim i mirëfilltë për ngjarjen.

Federata e Libisë dyshon se portieri i përfaqësueses së saj, Murad Al-Uuhishi, kishte bërë një gabim me dashje për të favorizuar ekipin kundërshtar, në ndeshjen që u mbyll me barazimin 3-3.

Libia po kryesonte 3-1, kur një gjuajtje pa pretendime nga mesfusha shkoi te portieri i cili la topin t’i rrëshqiste mes duarve, të kalonte mes këmbëve e ndalej në rrjetë.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kjo ka shtyrë Federatën e Futbollit të Libisë të hapë hetim për 28-vjeçarin,  cili nuk mund të thuhet se është pa eksperiencë, pasi për të kjo ishte ndeshja e 21-të me ekipin përfaqësueses.