Nga Rikardo Kaka te Rikardo Rodriguez, Milani kishte harruar prej sa kohësh nuk shënonte në Europë

Milan fitoi në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese në Europa League, duke mposhtur Craiovan në transfertë 0-1.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi mbrojtësi zviceran Ricardo Rodriguez në minutën e 44-t përmes një gjuajtje të saktë nga një goditje e lirë.

Ky ishte goli i parë i Milanit në Europë pas 1234 ditëve.

“1234 ditë pas Kaka, një tjetër Ricardo shënon në Europë me fanellën kuq e zi”, shkruhet nga faqja e Milanit në Twitter.