SYRI TV/ Mjeku psikiatër: Emigracioni po dobëson familjet
Në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor, 10 tetori, vëmendja është kthyer te problemet me të cilat përballen këta pacientë. Mjeku neuro-psikiatër Gjon Preçi deklaron se shpopullimi I vendit ka bërë që në Shqipëri pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbeten pa përkrahje.
Syri TV
Mungesa e infrastrukturës ka krijuar probleme të theksuara te personat me probleme të shëndetit mendor në Shkodër. Një gjë e tillë theksohet nga mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi. Ai thotë se emigracioni ka dobësuar familjen shqiptare, duke lënë këtu vetëm të moshuarit dhe të sëmurët psikikë dhe kjo sipas tij është këmbanë alarmi.
Familjet po braktisin këto të sëmurë shton mjeku Preçi. Ai thekson se në Shkodër trajtohen në vit 4 deri në 5 mijë persona me probleme të shëndetit mendor. Sipas mjekut, çdo rast po nuk u trajtua është burim dhune dhe i ngjarjeve të rënda, ku në fakt ka shumë raste që nuk denoncohen.10 tetor shënohet si dita botërore e shëndetit mendor.