Elseid Hysaj në konferencën për shtyp: Po e përjetoj emocionalisht ndeshjen me Serbinë

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë.

Mbrojtësi i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme.

“Të them të drejtën për mua emocionalisht gati e njëjta. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është e vështirë dhe e bukur. Me zor po pres të jemi në fushë nesër.

Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj një gjë për sigurinë e tyre. Mund të na japin karikim, meqë jemi të mbrojtur.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder të arrij rekordin e Lorik Canës, por mendoj për ndeshjen dhe Kombëtaren. Jam për skuadrën, pastaj do shikojmë gjëra tjera mbrapa”, deklaroi Hysaj.