Ndahet nga jeta Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Genard Hajdini. Lajmi i trishtë u bë publik më 10 tetor, duke sjellë dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë të Genardit.

Humbja e tij vjen vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G.

Pas incidentit, Genardi kishte treguar nga Spitali i Traumës se të dy kishin pësuar dhunë fizike, duke thënë në një video: “Na rrafi njëri, na bëri peshk fare.”

Shkaqet e vdekjes së Paqësor Hajdinit nuk janë bërë ende të ditura.