SYRI TV/ Lezhë, bien shitjet tek tregu i rrobave të përdorurave, tregtarët: Jemi në prag falimentimit
Kriza ekonomike, shpopullimi dhe rënia e fuqisë blerëse kanë goditur rëndë tregun industrial dhe atë të rrobave të përdorura në qytetin e Lezhës. Shumë biznese janë mbyllur ose janë nxjerrë në shitje, ndërsa të tjerat janë në prag falimentimi.
Nga SYRI TV
Shpopullimi dhe ekonomia gjithnjë në rënie kanë prekur tregun industrial dhe atë të rrobave të përdorura në qytetin e Lezhës. Pavarësisht çmimeve modeste me të cilat tregtohet në këto biznese, tregtarët shprehen se janë në prag falimentimi, pasi tregu është thuajse bosh dhe blerjet janë fare të pakta.
Sipas të dhënave, vetëm këtë vit janë mbyllur rreth 30 biznese, ndërsa krahas mungesës së fuqisë blerëse, problem mbeten kushtet skandaloze në këtë treg. Në kohë me shi, uji depërton brenda, duke u dëmtuar mallin tregtarëve, të cilët janë taksapagues të rregullt si ndaj privatit ashtu edhe ndaj shtetit, por megjithatë kanë munguar investimet.