Takimi i Arubës/ Berisha: Ka qenë i pranishëm Don Agaçio, po përpiqem të identifikoj edhe emrin e ministrit
Berisha deklaroi se në takimin e Arubës ka qenë i pranishëm Don Agaçio dhe po përpiqet të identifikojë edhe emrin e ministrit të përfshirë.
Ai theksoi se fakti që përfaqësues të qeverisë së Edi Ramës ishin dërguar në këtë takim tregon për bashkëpunimin e dyshuar të kryeministrit me kartelet e drogës.
Berisha shtoi se informacioni është i mbështetur nga dosja belge e antimafias italiane dhe libri i publikuar mbi ngjarjet, duke bërë të qartë se po verifikon çdo detaj para se të japë emra të tjerë. Ai paralajmëroi se sapo të ketë konfirmuar të dhënat, do t’i bëjë publike.
Pjesë nga deklarata:
Tani, të them të vërtetën, nuk i kurseja.
Di, me një përqindje shumë të lartë sigurie, por jo 100 përqind, se Don Agaçio ka qenë aty. Cili nga ministrat, nuk e di.
Jam duke u përpjekur ta gjej.
Se nuk i shërben çështjes nëse unë flas jo të vërtetën.
Aruba është e vërtetë.
Aruba është fakti më flagrant i bashkëpunimit të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Ka qenë apo s’ka qenë Edi Rama, është një element.
Por fakti që ka vendosur të nisë përfaqësues të tij në Aruba, është shumë e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Dhe kjo është e faktuar nga dosja belge, nga antimafia italiane dhe libri është publikuar.
Është faktuar nga dosja që fsheh Altin Troplini në SPAK.
Pra, të mos ketë dyshime kush se po fsheh unë ndonjë ministër. Jo, nuk kursej.
Sapo unë, po përpiqem, sapo unë ta identifikoj, do ta them.