Ndërkohë që ndërmjtësi amerikan Witkoff  tha se "Forcat Izraelite Përfundojnë Fazën e Parë të Tërheqjes"

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit përfunduan fazën e parë të tërheqjes së tyre në të ashtuquajturën "vijë të verdhë" në mesditë sipas orës lokale. I Dërguari Special i SHBA-së, Steve Ëitkoff, njoftoi lajmin sot në X, duke cituar konfirmimin nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

"CENTCOM konfirmoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit përfunduan fazën e parë të tërheqjes në vijën e verdhë në orën 12:00 të mesditës sipas orës lokale. Periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve ka filluar", thuhet në postim. Tërheqja është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, e cila parashikon një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe evakuimin gradual të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/10/auto_Screenshot_21760096601.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi/ Witkoff: Forcat Izraelite Përfundojnë Fazën e Parë të Tërheqjes

Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi dhe se trupat e saj janë larguarnë vijën e rënë dakord sipas marrëveshjes.

Më pas Hamas ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet, të gjallë e të vdekur, gjë që sipas Izraelit mund të ndodhë të dielën ose të hënën.

Sapo përfundon dorëzimi i pengjeve, Izraeli liron rreth dy mijë të burgosur palestinezë.

Pas kësaj ndihma humanitare lejohet të hyjë në Gaza, me rreth 600 kamionë në ditë.

“Marrëveshja e Armëpushimit hyri në fuqi në orën 12:00. Që nga ora 12:00, trupat e IDF filluan të pozicionoheshin përgjatë vijave të përditësuara të vendosjes në përgatitje për marrëveshjen e armëpushimit dhe kthimin e pengjeve. Trupat e IDF në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.