Gaza/ Palestinezët po kthehen, ushtria izraelite tërhiqet, hyn në fuqi armëpushimi (FOTO)
Palestinezët nisin kthimin në veri të Gazës, ndërsa Izraeli konfirmon hyrjen në fuqi të armëpushimit Palestinezët nisin kthimin në veri të Gazës, ndërsa Izraeli konfirmon hyrjen në fuqi të armëpushimit
Palestinezët kanë filluar të kthehen në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi ushtria izraelite ka njoftuar se armëpushimi ka hyrë tashmë në fuqi.
Ndërsa ushtria izraelite (IDF) ka nisur tërheqjen e trupave. Ushtria është tërhequr deri në vijat e përcaktuara në bazë të planit të Donald Trump, por do të vazhdojnë “të neutralizojnë çdo kërcënim të menjëhershëm”.
Hamas ka tani 72 orë kohë për të liruar të gjithë pengjet izraelitë, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Ky është hapi i parë në zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve, të miratuar së fundmi nga qeveria izraelite.
Në kuadër të marrëveshjes, qindra kamionë ndihmash pritet të hyjnë në territorin e Gazës për të dërguar ushqime, ilaçe dhe karburant për rreth dy milionë banorët palestinezë, shumica e të cilëve janë zhvendosur nga luftimet.
Kanë kaluar më pak se 12 orë që kur Izraeli konfirmoi se ka pranuar një plan për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, që mund të shënojë fundin e luftës në Rripin e Gazës.
Në ditët në vijim, sfidat më të mëdha mbeten arritja e një marrëveshjeje afatgjatë mes Izraelit dhe Hamasit, përfshirë negociatat për një shtet palestinez dhe rolin e Autoritetit Palestinez në administrimin e Gazë.
Lexo dhe: Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza