FOTO / Shuhen shpresat e Interit dhe Chelsea, ylli i Serie A firmos për Romën

Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Radja Nainggolan për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.

“Zyrtare: Radja Nainggolan vazhdon kontratën deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit roman.

Nainggolan pas nënshkrimit të kontratës së re tha se është shumë i lumtur, pasi kjo është ajo që ka dashur gjithmonë.

Kështu mbyllen thashethemet rreth të ardhmes së belgut, i cili po kërkohej nga Inter dhe Chelsea.