Nobeli për Paqen shkon për politikanen opozitare nga Venezuela: Mbi 20 vite betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Çmimi Nobel për Paqen shkon për politikanen opozitare nga Venezuela, Maria Corina Machado, kundërshtare e autokratit Nicolas Maduro.
Kryetari i Komitetit të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e filloi eventin në një sallë madhështore, nën një llambadar vezullues, përpara radhëve të shtypit.
Ai filloi duke thënë se çmimi i takon një "kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes".
"Një grua që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje".
Maria Corina Machado po merr çmimin Nobel për Paqen si një nga "shembujt" më të jashtëzakonshëm të guximit në Amerikën Latine në kohët e fundit.
Machado ka qenë një figurë kyçe unifikuese, shtoi kryetari i komitetit.
"Kjo është pikërisht ajo që qëndron në zemër të demokracisë, gatishmëria jonë e përbashkët për të mbrojtur parimet e sundimit popullor, edhe pse nuk pajtohemi".
"Në një kohë kur demokracia është nën kërcënim, është më e rëndësishme se kurrë të mbrojmë këtë terren të përbashkët".
Jorgen Watne Frydnes përshkroi se si është situata në Venezuelë, duke thënë se puna për demokracinë është e rrezikshme.
Machado po lufton për zgjedhje të lira dhe të ndershme për më shumë se 20 vite, tha ai.