'Kur shefi i qeverisë thotë ‘rrasjani në lule të ballit’, populli dëgjon', Kuçana: Vrasja e gjyqtarit Kalaja është pasqyra sistemit që ka humbur shpirtin!

Në një reagim  në Facebook, Ilirjana Kucana ka komentuar ngjarjen e vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja duke theksuar se kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por pasqyrë e një sistemi që ka humbur shpirtin.

Sipas saj, vrasja është rezultat i atmosferës së krijuar nga mesazhet publike të Kryeministrit, të cilat kanë përçuar urrejtje, përçarje dhe dhunë.

“Kur shefi i qeverisë thotë ‘rrasjani në lule të ballit’ apo ‘hëngshi kokat e njëri-tjetrit’, populli e dëgjon. Ky model shoqëror që po ndërtohet është i arrogancës, i dhunës dhe i humbjes së çdo vlere njerëzore. Ne kemi humbur respektin për jetën, drejtësinë dhe shtetin,” shkruan Kucana, duke bërë një thirrje për reflektim mbi gjendjen e shoqërisë dhe institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Pse u vra gjyqtari?

Sepse vetë Kryeministri ka bërë disa herë thirrje publike për urrejtje, përçarje dhe dhunë.

Sepse kur shefi i qeverisë thotë “rrasjani në lule të ballit” apo “hëngshi kokat e njëri-tjetrit”, populli e dëgjon.

Sepse modeli i shoqërisë që po ndërtohet është ai i arrogancës, i dhunës dhe i humbjes së çdo vlere njerëzore.

Sepse kemi humbur respektin për jetën, për drejtësinë dhe për shtetin.

Kjo nuk është më thjesht një ngjarje tragjike është pasqyra e një sistemi që ka humbur shpirtin.