Veliaj do të sfidojë Ramën në Kushtetuese! Ja kur do lerë qelinë të jetë përballë 8 gjyqtarëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës sfidon kryeministrin Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese.
Mësohet se Erion Veliaj pritet të dalë nga qelia për herë të parë jashtë dyerve të paraburgimit të Durrës dhe jashtë GjKKO me datën 31 tetor.
Sipas avokatëve mbrojtës Veliaj do të thirret në sallën e gjyqit në Gjykatën Kushtetuese në seancën publike të tij ku do të kundërshtojë dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë dhe VKM e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
Prezenca e Veliajt në Kushtetuese do kryhet me punonjës të policisë së burgjeve dhe sipas avokatëve kjo është e domosdoshme me qëllim që edhe personi i interesuar të ketë të drejtën e argumentave mbrojtës.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje (9 tetor) dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë që ishin dekretuar të mbahen më 9 nëntor 2025.