U akuzua se shiti votën, këshilltari i ‘mohuar’ kërcënon LSI: Do t'iu padis

Pas Genta Mezinit, edhe këshilltari tjetër i LSI-së në bashkinë Tiranë, Agim Kraja, i cili u akuzua nga LSI se dezertoi duke votuar pro rritjes së çmimit të ujit, ka bërë reagimin e tij.

Ai deklaron se do braktisë partinë që e shkarkoi dhe shton se ka gati një padi për LSI.

Reagimi

Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës.

Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake.