EKSKLUZIVE/ Zbardhet vendimi i gjykatës së Durrësit për arrestimin e 'Zotit të drogës'

Syri.net ka siguruar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, ku kërkohet “arrest me burg” ndaj Alket Hatisë, të cilësuar si “Zoti i Drogës”.

Urdhri, ku pasqyrohet vendimi i Apelit të Durrësit që ka ndryshuar masë e sigurisë në ‘arrest me burg’ ndaj Hatisë, i dërgohet për ekzekutim policisë së Durrësit.

Pas arrestimit më kërkesë të autoriteteve italiane, Gjykata e Durrësit, më 11 korrik, liroi 45-vjeçarin duke vendosur ndaj tij masën e detyrim paraqitjes.

Prokuroria apeloi vendimin, dhe Apeli, me një vendim të dhënë tre ditë më parë, vendosi masën e arrestit me burg ndaj të ashtuquajturit “Zoti i Drogës”.

Hatija, tashmë ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. 

/SYRI.net/