Florjan Binaj fton Manastirliun në debat publik: Jam i gatshëm të bëjmë debat qytetar

Kandidati i mbështetur nga opozita për Tiranën, Florjan Binaj është pyetur nga Grida Duma se përse ai është më i mirë se kundërshtarja e tij nga kampi i PS, Ogerta Manastirliu, ai u përgjigj: Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore”.
 
Më tej shtoi se do të dëshironte që të kishte një debat qytetar televiziv me Manastirliun.
 
“Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama. Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun”, tha Binaj.