Ligji 7501/ Ndregjoni: Manipulim politik dhe mediatik, autori i vërtetë është PPSH

Presidenti i Unionit të Burgosurve Politik, Besim Ndregjoni ka reaguar ashpër në lidhje me debatet e fundit mbi ligjin 7501. Në një postim në X, ai akuzon mediat pranë mazhorancës se po manipulojnë historinë dhe origjinën e këtij ligji, duke e lidhur atë në mënyrë të pavërtetë me Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha.

Në një reagim të publikuar, Ndregjoni shkruan:

Vrasja e gjyqtarit Kalaja Analistët, Patronazhistë të Partisë Socialiste mediat në dispozicion trumbetojnë me të madhe që ky ligj është bërë nga Dr.Berisha,dhe P.D.

Një monstruoritet politik-mediatik tipik komunist. Ligjin e ka bërë PPSH&PS

Diktatori Ramiz Alia! Neveri për mashtrimin...