Fushata për Tiranën/ Noka: Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ramën dhe noterin e tij në presidencë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka vijuar me takimet në degën 10 në Tiranë, në kuadër të fushatës zgjedhore për bashkinë e kryeqytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ‘Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ramën dhe noterin e tij në presidencë’, si dhe kjo është ‘një njollë në historinë e shtetit shqiptar’.

Një tjetër takim e bisedë me strukturat në bazë. Sot në Degën 10 në kryeqytet, në kuadër të përgatitjes zgjedhore për Tiranën. Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ramën dhe noterin e tij në presidencë. Ai që duhet të mbronte kushtetutën e shkeli atë. Një njollë në historinë e shtetit shqiptar’, shkruan Noka në Facebook.