Zgjedhjet në Tiranë/ Shehu: Presidenca, i vetmi institucion gabim! Begaj shkeli Kushtetutën

Në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’, gazetarja Jonida Shehu analizoi situatën e tensionuar politike në Tiranë, duke theksuar rolin vendimtar që po luajnë institucionet kryesore të shtetit, përfshirë Këshillin e Ministrave, Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ndërsa politika përgatitet për zgjedhjet në kryeqytet, vendimi i Presidentit për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë ka sjellë një amulli institucionale, duke krijuar një situatë ku vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë një përgjigje përfundimtare.

Jonida Shehu: Nga mënyra sesi i shoh unë dhe mënyra sesi duan ti shohin zhvillimet shumë njerëz të tjerë që nuk janë o domosdoshmërisht në një anë apo domosdoshmërisht në anën tjetër, është që këtu kemi institucionet më të rëndësishme të shtetit. Kemi Këshillin e Ministrave, Presidentin e Republikës, kemi dhe Gjykatën Kushtetuese. Këshillimi i ministrave me vendimin që ka marrë për të shkarkuar kryetarin e bashkisë Tiranë, por edhe opozita që në një lloj forme e ka iniciuar shkarkimin, ka nxjerrë kandidatin etj-etj, janë politika...

Është e justifikuar politika me interpretime nga më të ndryshme për të bërë zgjedhje në Tiranë. Rama do të bëjë zgjedhje në Tiranë sepse do ti japë qytetit një kryetar bashkie me mënyrën sesi ai e ka shprehur, por edhe opozita për të njëjtat arsye do që Bashkia e Tiranës të mos rrijë më në këtë lloj situate. Nga ana tjetër, Erion Veliaj është në  rregull me rolin e tij duke e ankimuar shkarkimi, qoftë vendimin e këshillit të ministrave apo dhe dekretin e Presidentit dhe i ka ankimuar këto në Gjykatën Kushtetuese. Për mendimin tim, ne jemi sot në këtë amulli, pasi i vetmi institucion që është gabim këtu është institucioni i Presidentit. Institucioni i Presidentit i cili nëse do të kishte pritur pak kohë, as nuk do të kishin nxjerrë kandidat palët por do prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për themelin e jo për dekretin e Presidentit dhe çdo gjë do të ishte në linja tërësore. Presidenti i Republikës, unë nuk arrij dot ta kuptoj që në profilin e tij që duhet të jetë uniteti i kombit, garant i Kushtetutës etj-etj, ka marrë një vendim pa pritur Gjykatën Kushtetuese, dhe sot ne jemi në pikën që kjo gjykatë e shqyrton dhe së pari rrëzon dekretin e presidentit që është dhe më urgjenti, ndërkohë që lë një kohë tjetër për themelin.