Dhunohet punonjësi i pastrimit në Vlorë, përfundon në reaminacion/ Policia asnjë reagim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme përballë tregut të Çoles në Vlorë, rreth orës 14:00.

Dy persona kanë dhunuar brutalisht një punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ka përfunduar në reaminacion.

Kulki: Dy persona kanë zbritur nga një fugon dhe më kanë qëlluar pa asnjë fjalë apo paralajmërim.

Kur u përpoqa të largohem, u mundova t’i ndaloja, por ata zbritën përsëri dhe më goditën sërish.

Fjalët e vetme që më thanë ishin:

“Lajmëroje policinë, se do takohemi prapë.”

Nuk munda të bëj foto, sepse isha i mbuluar me gjak. Banorët përreth kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët më kanë dërguar në spital, ku vazhdoj të jem në reanimacion.

Goditjet më të shumta i kam marrë në kokë, ndërsa syri i djathtë është dëmtuar rëndë në shikim. 

Sa i takon ngjarjes nuk ka ende reagim nga Policia e Vlorës. Ndërsa zona është e gjitha e mbuluar nga kamera sigurie, çka e bën të lehtë identifikimin e autorëve.