Shella: Ngërçi në zgjedhjet e Tiranës mund të ishte shmangur, SPAK nuk pati minimumin e mirëkuptimit

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot zgjedhjet vendore në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e procesit më 9 nëntor.

Eksperti gjyqësor Gerti Shella, në studion e “Task Force” në Syri TV, tha se gjykimi i gjykatës kushtetuese ishte planifikuar më 30 dhe zgjedhjet ishin vetëm 9 ditë më pas. Ai theksoi se, sipas praktikës ligjore, veprimi i gjykatës kushtetuese duhet të zbardhet brenda një muaji nga data e dhënies së vendimit, duke përfshirë arsyetimet e gjyqtarëve, që më pas botohen në Fletoren Zyrtare.

“Fuqia juridike e vendimit fillon menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, që do të thotë se me llogari matematike, në datën 9 dhjetor nuk mund të presim zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë”, shpjegoi Shella.

Ai shtoi se, sikur të kishte ekzistuar një mirëkuptim minimal në raport me Kushtetutën dhe ligjin nga ana e SPAK, situata aktuale mund të ishte shmangur. Shella tha se, me një veprim më të koordinuar, kryetari i bashkisë do të ishte trajtuar sipas procedurave ligjore, pa ndodhur ngërçi që çoi në pezullimin e zgjedhjeve.

Shella:

Meqenëse gjykimi i gjykatës kushtetuese është në datën 30 dhe zgjedhjet janë vetëm 9 ditë më pas, praktika ligjore ose parashikimi ligjor parashikon që veprimi i gjykatës kushtetuese zbardhet brenda një muaji nga data e dhënies së vendimit, pra të gjitha arsyetimet e gjyqtarëve do të duhet që brenda një muaji të grupohen në atë që është mendimi i shumicës dhe i pakicës dhe brenda një muaji të botohen në Fletoren Zyrtare.

Fuqia juridike e vendimit të gjykatës kushtetuese mbi këtë çështje fillon menjëherë pas votimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare, që do të thotë me llogari matematike, në datën 9 dhjetor të këtij viti, ne nuk mund të presim zgjedhje vendore në Tiranë.

Sikur të kishte ekzistuar një mirëkuptim minimal në raport me Kushtetutën dhe ligjin nga ana e SPAK në fillim të herës, që kur të afronte ai afati 3-mujor i skadimit eventualisht të afatit të mos paraqitjes së kryetarit të bashkisë, sa kohë që prezumohet gjithsesi si i pafajshëm me gjithse policinë, ta shoqëronin 2 minuta në zyrë sa të shkelte zyrën dhe të kthehej prapë në qeli, ne nuk do të gjendeshim sot në këto kushte. Madje SPAK po e donte ta lehtësonte republikën nga tërë ky ngërç do kishte bërë të mundur që ta hetonte, e tërhiqte në paraburgim dhe që javën e parë apo të dytë ja dorëzonte gjyqit ku ai përballej me procesin e tij penal dhe akuzat që rëndojnë mbi të.