Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë

 

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që kishte të bënte me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për disa njësi të qeverisjes vendore.

Pezullimi lidhet me pjesën e dekretit që përcaktonte datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërsa për njësitë e tjera vendore dekreti mbetet në fuqi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.