", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/09/auto_G203CUtWsAA65_P1760021817.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Kushtetuesja i kthen dekretin e zgjedhjeve/ Bardhi: Begaj sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij, diskreditoi plotësisht Presidentin e Republikës. Në një postim në rrjetin social X, ai e quan Presidentin ‘klloun në Presidencë’ dhe ‘ushtar i Edi Ramës’, duke theksuar se nëse do kishte pak dinjitet, duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

Sipas Bardhit, shkelja e Kushtetutës nga Presidenti është më e rëndë se çdo tjetër në 35 vitet e fundit.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës.

Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet.