‘Sulmi shtetëror ndaj drejtësisë është i projektuar’, Gjokutaj: Begaj kërkon të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese
I ftuar ne edicionin e lajmeve të mesditës në Syri tv ka qenë avokati i njohur Genc Gjokutaj.
Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca ai ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e Tiranës. Por avokati i njohur ka komentuar edhe gjendjen e sigurisë së gjyqtarëve në vend pas krimit të rëndë në Tiranë.
Genc Gjokutaj: Këto janë pasoja të gjitha të reformës në drejtësi, dhe populli thotë që “po mbolle erën do korrësh furtunën”. Sigurisht që ishte dëshpëruese. Këshilli i Lartë Gjyqësor një nga përgjegjësit e reformës në drejtësi, tashti që uji po prek ata personalisht fillojnë dhe reagojnë.
Pra ky reagim është një stil vetëmbrojtje. Pra nuk ishte qëndrim konsekuent i tyre. Dhe në këtë pikë, unë desha të them që përpara se të mblidhen gjyqtarët, shteti duhet të kishte vepruar që ditën e ngjarjes.
Përse e them këtë. Pasi KLGJ tani mund të mblidhet, ajo qe një mbledhje si një analizë pune më shumë, se sa një mbledhje protestë po themi.
Shteti, Kryeministri posaçërisht duhej që të bënte një akt normativ me urgjencë dhe të merrte ne mbrojtje me Policinë e Shtetit, gjykatat dhe prokuroritë në rang vendi dhe brenda 45 ditëve të kalonte si ligj në parlament. Kërkesat e KLGJ dhe këto dërgesat postare midis tyre, nuk zgjidhin asnjë problem. Problemi i sigurisë në gjykata është i dyti, se së pari është problem buxhetimi. Pra që të bësh këtë që thotë KLGJ, duhet të buxhetohet gjithë kjo siguri e gjykatave. Kjo përfshin një rrafsh kohor pak a shumë të gjatë. Ndërkohë që gjykatat vazhdojnë punën. Të hënën ata do dalin. Si do dalin në punë këta gjyqtarë, më thoni dot. Si do ndikojë në objektivitetin e vendimit kjo ngjarje. Si për prokurorët ashtu edhe për gjyqtarët. Kështu që përgjegjësia shkon deri tek Presidenti i Republikës I cili kur shkelet ligji vepron dhe kur duhet respektuar ligji nuk vepron.
Shikoni çfarë bën me rastin e gjyqtarit. Nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, që është një rast tipik për ta mbledhur sepse është një rast emergjent, një rast skandaloz për një shtet që dëgjojmë çdo ditë që po hap kapitujt për në BE. Se këtu nuk mund të ecet me propagandë. Se edhe zjarret në verë i fiku me propagandë e jo me ujë. Dhe kësaj radhe do ta kalojë me propagandë. Dhe ky president bën një dekret që sot e mori përgjigjen dhe nuk vepron kur duhet të veprojë pra të mbledhë Këshillin e Sigurisë.
Pra që të vijmë tek një konkluzion përfundimtar. Nuk mundet ky shtet, kjo mazhorancë, ky president, e gjithë kjo shpurë që të zgjidhin këtë situatë pasi kjo është situata të cilën ata kanë projektuar për ta sjellë.
Sepse një kryeministër që sulmon gjyqtarët dhe i thotë ky tipi ka marrë vendim të gabuar.
Pra sulmi shtetëror është i projektuar, ndaj gjykatave dhe ndaj drjtësisë. Edhe kjo reformë këta e kanë ditur se ku do të shkojë kjo punë.
Edvin Parruca: Vendimi i GJK për dekretin e Presidentit?
Genc Gjokutaj: Ju e dini që Këshilli Bashkiak ka shkarkuar Veliajn. Këshilli i Ministrave vendosi me VKM shkarkimin e tij. Kundër këtij vendimi sipas kushtetutës dhe ligjit Veliaj bëri anikimimin. Ankimi i cili për shkak të vetë dispozitës kushtetuese, aktivizon pezullimin e dekretit, të shkarkimit njëherë e pastaj të dekretit të Presidentit, dhe nuk mund të bëhen zgjedhje pa një vendim përfundimtar nga detyra e kreu të bashkisë siç ka bërë KM. Presidenti ka bërë një deklaratë që ka marrë kompetencat e GJK. Ndërkohë që është një detyrë tagër e gjykatës për të verifikuar një ankimim, është tagër i Gjykatës.
Kjo është një çështje që do të jetë një gur kilometrik në drejtësi. Unë mendoj se gjyqtarja duhej ti drejtohej Komisionit të Venecias për këtë rast....