Berisha: Begaj është i padenjë për postin e presidentit. Edi Rama ka frikë dhe tmerr nga Erion Veliaj
'Presidenti Bajram Begaj është i padenjë për postin e kreut të shtetit'. Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në përgjigje të interesimit të medias, nëse PD do t’i shkojë deri në fund, kërkesës për shkarkimin e tij.
Berisha tha se Begaj, me dosjet që i rëndojnë, është skllav i veprave dhe akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë, së bashku me kryeministrin Edi Rama.
‘Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste’, theksoi Berisha në deklaratën për gazetarët jashtë selisë së PD.
Pyetje: Përtej retorikës politike, duket se përgjegjësia ligjore bie mbi një person, Bajram Begaj i cili ka hedhur firmën në dekretin e tij. A keni sot një thirrje për kreun e shtetit se cilët duhet të jenë hapat e tij? Do i shkoni deri në fund kërkesën për shkarkimin?
Sali Berisha: Ne kemi paraqitur për impechment. Begaj është i padenjë, jo për postin e presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i veprave të tij, i akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë me Edi Ramën. Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.
Sepse çfarë po ndodh në këtë mes? Është një betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, është frika dhe tmerri i Edi Ramës nga Erion Veliaj. Pse e ka Edi Rama frikë dhe tmerr Veliajn? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën.
Pyetje: Nuk e ka në plan të flasë...
Sali Berisha: Ato nuk i dimë. Ti e thua, por Rama nuk e beson. Pyete a e beson këtë apo jo. A e beson se Erion Veliaj do të flasë. Pastaj unë nuk ju them ju, se unë prisja të më thonit ju për disa gjëra të nëndheshme, por nuk ua them.