Mbyllja e seancës nga Peleshi, Berisha: Parlamenti po shkon me shpejtësi drejt fundit të vet
Për kryetarin e PD, Sali Berisha, Parlamenti po shkon me shpejtësi drejt fundit të vet si institucion.
Në deklaratën për gazetarët në selinë blu, Berisha tha se në Kuvend, çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit, teksa Peleshi përmes këtij qëndrimi dhe me urdhër të Ramës, po asgjëson parlamentin.
‘Mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama ti jepte urdhër Peleshit të tij që të votonte pa diskutim aktet’, u shpreh Berisha.
Faktikisht siç e shifni, çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu Peleshi me urdhër të Edi Ramës, po asgjëson parlamentin.
Ju ishit aty, e patë. Në një zhvillim fare normal të seancës, pasi u dakordësua se pas fjalës sime do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi, u tërhoqën nga kërkesa për procedurë, se ishin në listë, mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij që të votonte padiskutim aktet.
Unë u them shqiptarëve se ky parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet dhe se ne absolutisht në çdo seancë do qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe në mbrojtje të Kushtetutës.