GJK rrëzon dekretin e Begajt për zgjedhjet, Berisha pas pak deklaratë për mediat
Pak më parë Gjykata Kushtetuese ka publikuar detaje të vendimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet e Tiranës.
Ndërkohë nga selia e Partisë Demokratike bëhet e ditur se pas pak kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të ketë një prononcim për mediat.
"Gjykata vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë' informoi sot zyra e shtypit e Gjykatës Kushtetuese