SYRI TV/ ‘Paratë e drogës pastrohen në ndërtim’, Bardhi: Rama i dha leje ndërtimi Artur Shehut
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi në fjalën e tij në Parlament u shpreh se Rama refuzon komisionin hetimor për Arubën, pasi i ka dhënë leje ndërtimit organizatorit të takimit në Aruba, Artur Shehut. Leja e ndërtimit është dhënë në tokë publikë ne qytetin e Vlorës, teksa në bizneset e Artur Shehut, Kryeministri Rama organizon çdo aktivitet elektoral në Vlorë. Ai akuzoi Ramën si arkitekt të pastrimit të parave në ndërtim. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka u shpreh se shteti është vënë në shërbim të narkotrafikut, ku eskorta e policisë shoqërojnë Suel Çelën nga Elbasani në Tiranë.
Syri tv
Artur Shehu, trafikanti i drogës që organizoi takimin në Aruba në përfaqësuesit e qeverisë për të pastruar para në ndërtim është pajisur me leje ndërtimit nga Edi Rama.
Kompania e Artur Shehut ka marrë lejë ndërtimit nga Kryeministri i vendit për të ndërtuar një kompleks në zonën e Lungormares teksa ka përfituar dhe nga investimet publike.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi publikoi në Parlament lejen e ndërtimit për kompaninë e Shehut, ndërkohë që sot Parlamenti refuzoi kërkesën për inteperlanancë për Aruban.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, u shpreh se shteti është vënë në shërbim të Narkoshtetit, ku denoncoi dhe një skandal të rëndë për vendosjen e eskortës së policisë së shtetit në shërbim të Suel Çelës.
Ndërkohë lidhur me pastrimin e parave të drogës në ndërtim ka ngritur alarmin dhe vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.