SYRI TV/ 'Babai', drama mbi kujtesën e dashurinë, Viktor Zhusti: Plagë sociale që krijon shok emocional

“Babai” i Florian Zeller-it, me regji të Erson Zymberit, sjell në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental një dramë të thellë dhe prekëse mbi kujtesën, dashurinë dhe përballjen me humbjen. Me interpretimin brilant të Viktor Zhustit dhe Egla Cenos, shfaqja bëhet një udhëtim emocional në mendjen e njeriut që humbet realitetin, por ruan dritën e fundit të dashurisë.

SYRI TV

Në skenën e Arturbinës, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell premierën e shfaqjes “Babai”, një produksion tronditës e delikat njëkohësisht, që ngre pyetje mbi kujtesën, dinjitetin dhe dashurinë njerëzore në përballjen me humbjen.

Vepra e dramaturgut francez Florian Zeller, e përkthyer mjeshtërisht nga Adriana Tolka dhe vënë në skenë me skenografi minimaliste nga regjisori Erson Zymberi, mbërrin te publiku si një reflektim i thellë mbi plakjen dhe çoroditjen e realitetit, përmes një rrëfimi që endet ndërmjet kujtesës dhe harresës.

Në qendër të dramës qëndron André, një burrë në moshë që përballet me rrëshqitjen e realitetit dhe me frikën e humbjes së vetvetes. Vajza e tij, Ana, lufton midis detyrës për t’u kujdesur për të atin dhe nevojës për të mbijetuar në jetën e saj. “Babai” është përtej një historie për demencën, po i ngjason një rrëfim universal mbi kujdesin, vetminë dhe dashurinë që mbetet si dritë e fundit në errësirën e kujtesës që shuhet.

Në rolin e André-it, Viktor Zhusti sjell një interpretim të rrallë, të brishtë e të fuqishëm njëkohësisht. Aktori shprehet se:

Përkrah tij, aktorja Egla Ceno e mishëron me ndjeshmëri Anën, bijën që endet midis dashurisë e detyrimit, por edhe dilemave të mëdha.

Ndërsa Adriana Tolka, që luan njëkohësisht rolin e bijës dhe të infermieres, shton:

Në skenë, përkrah tyre, interpretojnë edhe Pjerin Vlashi e Linda Jarani, duke krijuar një univers njerëzor të copëzuar, ku realiteti dhe kujtesa ndërthuren si ëndrra dhe frikë. “Babai” është një shfaqje që nuk të lejon të qëndrosh indiferent. Ajo të fton të mendosh për ata që kemi pranë, për kujdesin ndaj prindërve, për dashurinë që shpesh nuk e dimë si ta themi, por që mbetet aty e heshtur, e pathënë, por e pavdekshme.