Alarmi i ekspertes: Nga cigaret elektronike te drogat, fëmijët 9-vjeçarë viktimat e para

Në një realitet ku kronika e zezë dominohet nga lajmet për operacione anti-drogë dhe organizata kriminale, shpesh harrohet fatura më e rëndë: ajo shëndetësore dhe sociale që paguajnë viktimat e para të këtij sistemi.

Mjekja toksikologe Suela Xhufi e ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ngre një alarm të fortë mbi një fenomen shqetësues: ulja drastike e moshës së atyre që provojnë substancat narkotike për herë të parë, ka filluar që në moshën 9-vjeçare.

Sipas saj, një nga shkaktarët kryesorë është aksesibiliteti i lartë dhe normalizimi i produkteve si cigaret elektronike, të njohura si 'pufat'.

Këto produkte, të reklamuara gjerësisht edhe në televizione kombëtare, po shërbejnë si hapi i parë që e mëson një fëmijë me zakonin e konsumit, duke i hapur rrugën më pas drejt kanabisit dhe drogave të tjera.

“Ne kemi televizione shumë të rëndësishëm që bëjnë reklamime të cigares elektronike. Duhet hequr koncepti i prindërve se pufat me aroma nuk kanë efekt. Ato mësojnë zakonin dhe dëmtojnë mushkëritë,' thekson doktoresha.

Një tjetër element i rëndësishëm është barazimi gjinor në përdorimin e drogës dhe alkoolit, një trend që vërehet që në adoleshencë. Ndryshe nga e kaluara, sot nuk ka më dallime të mëdha mes djemve dhe vajzave në këtë drejtim, edhe pse femrat mbeten më të 'kamufluara' dhe më pak të prirura për të kërkuar ndihmë për shkak të stigmës së rëndë shoqërore.

Në themel të këtij problemi, ekspertja vendos shpërbërjen e familjes tradicionale shqiptare. 'Ne kemi një çekuilibrim të familjes shqiptare’