Kabineti izraelit mblidhet për votimin e marrëveshjes së Gazës, ministri Smotrich kundër armëpushimit
Kabineti izraelit do të mblidhet në orën pasditen e së enjtes, në orën 18.00, për të diskutuar një plan për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza, thuhet në një deklaratë qeveritare.
“Agjenda – Plani për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite”, thuhet në një njoftim të postuar në faqen e internetit të qeverisë izraelite.
Ndërkohë një takim i kabinetit të sigurisë për të diskutuar marrëveshjen, është planifikuar një orë më parë.
Një burim izraelit i cituar nga Reuters thotë se të 20 pengjet e gjalla do të lirohen të dielën ose të hënën, mes paqartësive të vazhdueshme se kur do të ndodhë lirimi aktual.
Raportet tregojnë se marrëveshja që po nënshkruhet midis Izraelit dhe Hamasit, kërkon që ata të lirohen brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, gjë që pritet të ndodhë pasi të votojë kabineti.
Nga ana tjetër, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, tha se nuk do të votojë në favor të një marrëveshjeje armëpushimi, por nuk kërcënoi të rrëzonte qeverinë e koalicionit të Netanyahut.
Në një postim në X, ai tha se Hamasi duhet të shkatërrohet pas kthimit të pengjeve nga Gaza.
רגשות מעורבים בבוקר מורכב:
— בצלאל סמוטריץ' (@bezalelsm) October 9, 2025
שמחה עצומה על השבת אחינו החטופים כולם!
על הזכות להיות ממובילי ההתנגדות לעסקאות חלקיות שהיו משאירות חצי מהם לפחות להינמק במנהרות האויב, והדרישה להמשיך במלחמה עד מימוש מלא מטרותיה, דרישה שהביאה להתקדמות לכיבוש עזה והפעלת הלחץ הצבאי שהביא את חמאס להתקפל.…