FOTO/ Kostumi i pazakontë i 7 vjeçares për Halloween po mahnit internetin

Nata e Halloween është e mbushur me vampirë, klloun, zombie dhe lloje të tjera monstrash të frikshme. Por asnjë nga këto kostume nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen se veshja e një 7 vjeçareje, e cila ishte maskuar si “nëna e saj e rraskapitur”.

Ajo është Lainie Griffin nga Muncie e cila për Halloween ka dashur të tregojë se si duket një nënë e rraskapitur:  Rrathë të errëta poshtë syve, të vjella mbi supe, flokë të çrregullt, foshnja e kapur pas këmbe. Kontrollojini dhe do t’i shikoni.

Ishte një mik i familjes së 7 vjeçares ai që postoi fotografinë e saj në Facebook. Kostumi i pazakontë i vogëlushes është klikuar më shumë se 76 mijë herë dhe është shpaërndarë plot 11 mijë njerëz.