Porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e pronarit të 'Monopol' Aurel Hoxhës

SPAK vendosi në sekuestro pasuritë në vlerën 5 milionë të Aurel Hoxhës, pronarit të ‘Monopol’ i cili akuzohet se porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të 2020, eshtrat e të cilit u zbulua rastësisht nga një banor në një fshat të Kurbinit. Vrasja në shenjë hakmarrjeje.

Mes pronave të sekuestruara janë lokali “Monopol sh.p.k tek 'Myslym Shyri' ku Hoxha ishte pronar dhe i 13 apartamenteve dhe njësive, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, dhe 52 llogaritë bankare.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025  të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi  3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. 

Hetimi

Aurel Hoxha i cili është në kërkim akuzohet se porositi vrasjen e të riut Klevis Lleshit për hakmarjen e vrasjes së vëllait të tij ne Mbretërinë e Bashkuar ne vitin 2012 nga Arben Lleshi kushëriri i viktimës. Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk më 5 gusht të vitit 2020 kur ishte vetëm 22 vjeç. Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë, në shkurt të vitit 2023, erozioni nxori në sipërfaqe disa eshtra, të groposura në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Analizat e ADN-së zbuluan se i përkisnin të riut të zhdukur. Vite më pas, të premten e 26 shtatorit SPAK zbulon autorët dhe lëshon 4 urdhër arreste. 3 u ekzekutuan dhe u vunë në pranga përkatësisht Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç, dhe Sajmir Kolaveri u kap në Itali ndërsa porositësi vijon të jetë në kërkim. Vrasja u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky eçm ndërkohë që në radhët e familjes Lleshi pas ngjarjes në Angli, janë regjistruar katër viktima, ndër të fundit edhe Arben Lleshi që u ekzekutua brenda qelisë së burgit të sigurisë së Lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj.