Selanik/ Sekuestrohen 23 kg marihuanë nga Shqipëria, ishin fshehur te rezerva e karburantit, arrestohet 41-vjeçari
Një automjet i ngarkuar me drogë nga Shqipëria është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i tij.
Policia greke kishte siguruar informacion në lidhje me një 41-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se kryente trafik droge në linjën Shqipëri–Greqi. Mjeti i tij u ndalua në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganore nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kilogramë e 450 gramë marihuanë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, 41-vjeçarit shqiptar iu sekuestruan edhe 1000 euro dhe një celular.