'Shqiptarët po vidhen nga qeveria', Cara: Rama nuk do komisione hetimore

Igli Cara deputet i Partisë Demokratike ka qene i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe situatën në Kuvendin e Shqipërisë ku Edi Rama dhe partia  tij nuk pranojnë asnjë komision hetimor.

Igli Cara: Shumë shpjet Rama do të hyjë në Guinnes, në rekordet…për një nga kryeministrat, pse parlamentet që nuk ka që nuk ka pranuar kurrë komisione hetimore. Do të jetë një numër rekord i mocioneve dhe Komisioneve Hetimore të papranuara. Në historinë e Shqipërisë po e po. Në historinë e Ballkanit po, por edhe të botës. Është e papranueshme që në qoftë se opozita të kërkon 15 Komisione Hetimore të mos i japësh vetëm tre, ose 1 e dy. Dhe maksimumi ato që ai mendon se nuk i prishin punë. Dhe kjo është në fakt alarmante. Alarmante jo vetëm për Shqipërinë por për ndërkombëtarët. Se atëherë, për çfarë demokracie po flasim. Për çfarë parlamenti funksional. Për çfarë zgjedhjesh do të flasim dhe ajo që tha Juli është e vërtetë. Jo vetëm për fondet e IPARD-it, por po të shohësh mekanizmin në çdo fushë të vetmit përfitues të fondeve, të lejeve të ndërtimit, të çdo pasurie, licencave, për Eco Parkun, për portin. Kanë ngritur një sistem që mban vetëm piramidën e Ramës për zgjedhje.

Ne qoftë se ne sot do të kërkojmë, dhe bëjmë shumë mirë kur themi, qeveria e Ramës. Ne fakt shqiptarët pa dashje kanë shkuar tek e vërteta, duke thënë qeveria e Ramës, Nuk përmend më qeveria socialiste sepse de facto Partia Socialiste nuk egziston më. Është një emër i kaluar. Nja fanellë që e veshim por i ndryshoi edhe ngjyrën, i ndryshoi edhe sponsorizusit në çdo gjë dhe tani kemi një ekip të Ramës. Dhe ky ekip i Ramës ka marrë çdo gjë në dorë dhe përdoren në proceset zgjedhore. Dhe prandaj marrin nga 3-4 herë. Pra nga 410 aplikues, kur marrin 3-4 herë persona të njëjtë, do të thotë e pasi mbarojnë detyrën e parë kanë të drejtë të marrin të dytën sepse e kanë bërë mirë punën e tyre për zgejdhjet, kanë paguar mirë, kanë sponsorizuar mirë dhe e meritojnë dhe të dytën. Është alarmante. Unë besoj që Rama nuk do të pranojë. Ne do të vazhdojmë detyrën tonë, kuptohet shumëplanëshe Nuk duhet të na mjaftojë vetëm pjesmarrja në parlament. Të zbrazim në bazë dhe të shpjegojmë edhe njerëzve gjithë këto abuzimet me IPARD. Të bisedojmë atje me fermerët. Sepse shpesh herë ndodh që edhe për fajin tonë, ata nuk e kuptojnë se këto janë lekë, fonde të tyre. Sepse njeriu nuk është i vjedhur vetëm kur i merr lekun te xhepi, I fut dorën. Janë lekë, janë pasuri kombëtare. Sepse edhe kjo që ndodh në Theth dhe mënyrën e tmerrshme që përdor Rama për pushtetin. Ore gëzohen disa se janë shembur ato shtëpitë në Theth. Po mirë nuk mendojnë ata që çdo mur që shembet është pasuri kombëtare. Se pasuria kombëtare është pasuri e të gjithëve ne. pronat e paluajtshme. Edhe qjo që shembet ka një vlerë. Janë shpenzuar para. Dhe pasi e shembim duhet të përderen para nga paratë tona për ta zhvendosur atë mbetje. Të gjitha janë lekët tona. Dhe njerëzve duhet tu shpjegojmë që po ju vjedhin në xhepat tuaj. Dhe kjo luftë që po bëjmë po flas për opozitën është për pasuritë e tyre dhe ata duhet të na bashkohen dhe përkrahin në këto kauza. Dhe në qoftë se sot Bujqësia është në atë moment që nuk ka njerëz në fshat, shtëpitë janë bosh. Ne s’kemi njerëz.