Shtyhet seanca paraprake për Metën, shkak mungesa e gjyqtarëve
Seanca paraprake në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarëve.
Gjykata njoftoi se seanca do të përcaktohet në një datë të re, sapo të sigurohet përbërja e plotë e trupit gjykues.
Avokatët dhe palët e përfshira do të njoftohen për datën e re, ndërsa procesi do të vijojë sipas procedurës penale.
Shtyhet gjithashtu edhe vendimi mbi rekursin e Metës në Gjykatën e Lartë, për të njëjtën arsye, pasi gjyqtarët aktualisht janë në mbledhje të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).