'Vrasja e gjyqtarit Kalaja zbuloi dështimin e reformës në drejtësi' - Avokat Dervishaj: Faji i ligjbërësve, jo gjyqtarëve

Avokati Bledar Dervishaj i ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nxorri në pah dështimin e reformës në drejtësi, nga e cila qytetarët marrin drejtësi të vonuar ose nuk e marrin atë.

E faji këtu nuk është i gjyqësorit por i ligjbërësve të cilët edhe pse e kanë pranuar se janë autorë të një libri të shkruar keq, nuk merr asnjë masë të riparojë defektet dhe për ta mbështetur atë  ndërkohë drejtësia nuk po jepet dhe po acaron marrëdhëniet e qytetarit me drejtësinë

Nga 417 gjyqtarët që duhet të kemi numri i gjyqtarëve aktualisht është 267.

"Nuk është çështje as detektori e as roje, është më e thellë dhe analizat që duhet të bëjnë institucionet përgjegjëse, nga presidenti, kryeministri, Kuvendi, KLGj, KLP, prokuroritë. Duhet të bëjnë një analizë ku janë 9 vite nga implementimi i reformës në drejtësi. A janë aty ku duhet me dhënien e drejtësisë apo drejtësia nuk po jepet dhe po acaron marrëdhëniet e qytetarit me drejtësinë.  Tejzgjatja e vendimmarrjes tregon se shoqëria ka mllef brenda. Do drejtësi. Pse nuk e merr. Nuk e ka fajin gjyqësori, por ligjbërësi, e KLGJ. Më shumë ligjbërësi i cili edhe pse e ka identifikuar veten si autor të një libri të shkruar keq, nuk merr asnjë masë të riparojë defektet dhe për ta mbështetur atë.

Nga 417 gjyqtarë që duhet të kemi, kemi 267. Shifrat për gjyqtarë për 100 banorë janë 4 herë më pas se në vendet e rajonit. Po ti hymë stokut gjyqësor, gjyqësorin duhet ta dyfishojmë për të hyrë në nivelin zero, që cfarë hyn në sistemin e drejtësisë duhet të dalë brenda 1 – 2 viteve, jo 10 – 15 viteve. Kjo është pse humbasin sistemin e drejtësisë dhe arrijnë ta urrejnë atë" thotë Dervishaj, i cili ka punura dhe si këshilltari ligjor në kohën e presidentit Ilir Meta.