Pas letrës së prokurorëve dhe magjistratëve/ Olsian Çela thërret në takim drejtuesit e prokurorive në vend

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në takim këtë të enjte të gjithë drejtuesit e prokurorive në vend/

Takimi do të zhvillohet në orën 10.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së nje gjqtrai në krye të detyrës kanë qenë prokurorët dhe magjistratët që i janë drejtuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesë për thirrjen urgjente të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve.

Kjo nismë vinte si një reagim ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur së fundmi, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në krye të detyrës, i qëlluar me armë në sallën e gjyqit të Apelit.

Sipas kërkesës zyrtare, e cila mban firmat e dhjetëra magjistratëve nga i gjithë vendi, qëllimi i mbledhjes është diskutimi dhe marrja e masave konkrete për forcimin e sigurisë fizike të prokurorëve, ruajtjen e dinjitetit dhe integritetit të figurës së tyre, si dhe adresimin e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve.

Prokurorët kërkojnë që reagimi institucional të jetë i menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës, përmes një mbledhjeje ku të mund të shqyrtohen rreziqet me të cilat përballet aktualisht trupa e magjistratëve dhe të hartohen propozime konkrete për organet përkatëse shtetërore.

LEXO EDHE: Vrasja e gjyqtarit/ Prokurorët kërkesë Çelës: Të thirret Mbledhja e Përgjithshme për sigurinë dhe dinjitetin e...