Votoi rritjen e çmimit të ujit/ Reagon këshilltarja e përjashtuar nga LSI: Do bashkohem me PS

Genta Mezini, këshilltarja e përjashtuar sot nga grupi i këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Tiranë, ka reaguar për herë të parë lidhur me votën e saj ‘pro rritjes së çmimit të ujit’.

Në reagimin e saj, Mezini shrehet se votoi krejt e lirë dhe e pavarur prej imponimit politik, "për një projekt kaq ambicioz, që lidhet me furnizmin me ujë të kryeqytetit për 24 orë".

Ajo ka hedhur poshtë akuzat se “është blerë” dhe ka premtuar se votën në këshill do ta përdorë gjithmonë në interes të qytetarëve.

"Që nga ky moment, vota ime do të jetë pjese e grupit politik te Partise Socialiste", ka përfunduar Mezini.

Reagimi i plotë

Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore.

Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj..

Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete.

Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta perdor vetem ne te mire te interesave te komunitetit.

Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e deshperuara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partise Socialiste.