Kushte atmosferike të qëndrueshme, sot mot i kthjellët! Ja sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.