‘Bomba’ e Diellës: Shpall kandidat fitues për Tiranën Florian Binaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar me një video të montuar të ministres virtuale të Edi Ramës, Diellën, e cila deklaron se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, do të mbështesë kandidatin e opozitës, Florjan Binaj.
Diella: Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës. Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik, është ajo e Florjan Binajt. Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj. Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë më në ekrane dhe rrjete sociale, do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen.
‘Bomba’ e Diellës!’, shkruan Berisha.