Zoti Rama, sa na vlen rritja e vlerës së pronës, kur mungesa e inceneratorëve po na helmojnë fëmijët?
Nga Besart Xhaferri
Edi Rama, njeriu që paratë e vjedhura nga inceneratorët i pastroi në ndërtim, çdo ditë na bën thirrje të blejmë apartamente, se do t’u rritet vlera.
Por pyetja që shtroj sot është: Si do t’i rritet vlera pronës, kur ne jetojmë në një qytet që po helmon fëmijët tanë? Inceneratorët, për të cilët u shpenzuan 450 milionë euro, nuk punojnë, dhe taksat tona digjen bashkë me malin e plehrave.
Ajo emergjencë mjedisore që paralajmërove përpara se të firmosje bonusin 8% për një kompani që nuk ekzistonte, po ndodh tani. Situata me mbetjet që digjen nga Tirana në Elbasan është katastrofike, një bombë ekologjike që rrezikon jetën e çdo qytetari!