Bardhi: Edi Rama i kapur në shkelje ligji, vendosi të vijojë traditën për t’ju fshehur Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në Facebook, në lidhje me diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Në postimin e tij, Bardhi thekson se ‘vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Arsimit me Ministren e Arsimit’.

‘Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t'ju fshehur Kuvendit, për t’ju fshehur përballjes, për t'i ikur llogaridhënies. Si çdo person i kapur në shkelje të ligjit, ka vendosur të ikë në drejtim të paditur, të fshihet’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD

Edi Rama ka vendosur të asgjesojë parlamentarizmin dhe ta shndërrojë Kuvendin në një trupë memece ku nuk flitet, nuk debatohet, nuk paraqiten ide apo alternativa. 

Vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Arsimit me Ministren e Arsimit.

Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t'ju fshehur Kuvendit, për t’ju fshehur përballjes, për t'i ikur llogaridhënies. Si çdo person i kapur në shkelje të ligjit, ka vendosur të ikë në drejtim të paditur, të fshihet.