Vendimi i PD për përballjen e kandidatëve në media/ Paloka: Rama dërgon nëpër tv lapangjozë që mbrojnë qeverinë
Kreu i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi në një shënim në facebok pas reagimit të Berishës në Mbledhjen e Grupit Parlamentar për përballjen e kandidatëve të mbështetur nga opozita në media, se, "unë vetë kam vite që nuk pranoj të shkoj nëpër studiot televizive ku përballë nuk të vihen kundërshtarët homologë po një tufë lapangjozësh që titullohen analistë e dërgohen nga Rama për të përfaqësuar linjën e qeverisë!".
Postimi:
Sot, veç çështjeve të tjera të rëndësishme, kryetari i opozitës, u deklarua dhe për një marrëdhënie të re me mediat. Deputetët dhe funksionarët e PD nuk do dalin më në studio televizive ku nuk paraqiten homologët e tyre , përfaqësues të qeverisë, po analistë përfaqësues të qeverisë.
Kam vite që e ngre këtë çështje në fakt!
Unë vetë kam vite që nuk pranoj të shkoj nëpër studiot televizive ku përballë nuk të vihen kundërshtarët homologë po një tufë lapangjozësh që titullohen analistë e dërgohen nga Rama për të përfaqësuar linjën e qeverisë! Këtë ju a kam bërë të qartë me respektin e duhur edhe drejtuesve të emisioneve.
Në fakt vendosja nëpër studiot televizive e këtyre shërbëtorëve të qeverisë, përballë deputetëve apo funksionarëve të PD, nuk është vetëm një lloj censure siç deklaroi sot z.Berisha , po është dhe ulje e denigrim i opozitës!
Prandaj kam këmbëngulur gjithë këto vite për ketë qëndrim që u mbajt sot, për aq sa vlen në situatën ku jemi!