Vizita e mistershme e Eric Adams në Tiranë: politikë, lobing apo korrupsion i ri ndërkombëtar?
Kryebashkiaku i Neë York-ut, i cili pas 3-muajsh nuk do të jetë më në detyrën që mban, pasi është tërhequr edhe nga rikandidimi për shkak të akuzave për korrupsion, po zhvillon një vizitë mes polemikash në Shqipëri.
Vizita e kryebashkiakut Adams është sponsorizuar nga qeveria shqiptarë e cila nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik, pse paguan shpenzimet për një kryebashkiak që për pak ditë del në ‘pension’ politik dhe për më tepër arsyeja e largimit të tij nga rikandidimi janë akuzat për korrupsion.
Edi Rama është i njohur për joshjen e politikanëve të huaj të cilëve u jep benefite në këmbim të lobingjeve personale dhe aspak për përfitime për vendin e takapaguesit shqiptar.
Gjatë deklaratës për shtyp me Ramën, Adams është treguar i kujdesshëm të përsërisë se shpenzimet e tij ia paguan Shqiperia dhe ndër ato pak fjalë që ka thënë ka lënë të kuptohet se mund të jetë një këshilltar i Ramës në të ardhmën, “jam për të përshëndetur e mësuar nga një mik”, ka thënë ai gjatë fjalës së tij.
Duke patur parasysh se ka disa raste kur Edi Rama paguan me taksat e shqiptarëve njerëz që pensionohen politikisht për afera të ndryshme nëpër botë, të cilët ai i paguan me paratë e shqiptarëve dhe i përdorë për lobingje në funksion të pushteti përsonal dhe jo të Shqipërisë.
“Jemi angazhuar për të folur se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, edhe në tregti me produkte që prodhohen këtu apo atje.
Dua të ftoj të rinjtë tuaj të vizitojnë Amerikën dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë.
Duhet të jemi bashkë të përballojmë sfidat globale. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar por ndajmë të gjithë të njëjtin fat.
Ka pasur shumë spekulime pse jam këtu, jam për të përshëndetur e mësuar nga një mik, e për të forcuar një miqësi që nuk na lejon të kemi ndasi.
Do të mësojmë nga njëri-tjetri. Faleminderit miku im që më bëtë të mundur të jem këtu”, ka thënë Eric Adams në deklaratë me Ramën.
Kujtojmë se mediat dhe zyrtarë amerikanë e kanë akuzuar Adams se ka treguar prirje për udhëtime jashtë vendit gjatë gjithë karrierës së tij politike. Si kryetar i qarkut të Brooklyn-it, ai raportohet të ketë udhëtuar shtatë herë në Kinë. Si kryebashkiak, ai ka vizituar Greqinë, Katarin, Izraelin dhe disa vende të Amerikës Latine.
John Kaehny, drejtues i grupit për qeverisje të mirë Reinvent Albany, e kritikoi vendimin e Adamsit për të pranuar një udhëtim të financuar nga një qeveri e huaj.
"Është krejtësisht e papërshtatshme," tha Kaehny. "Kryebashkiakët e Nju Jorkut nuk duhet të lejohen të pranojnë asnjë dhuratë nga qeveritë e huaja."
Ai shtoi se taksapaguesit duhet të paguajnë për udhëtimet e kryebashkiakut "nëse ato ia vlejnë." Por ai e konsideroi vizitën e Adamsit në Shqipëri pa shumë vlerë. "Shqipëria ka lidhje ekonomike tepër minimale me qytetin e Nju Jorkut," tha ai. "Nuk ka asnjë perspektivë që të bëhet një partner i rëndësishëm ekonomik."
Adams u tërhoq nga gara për rizgjedhje më shumë se një javë më parë, mes sondazheve të dobëta dhe vështirësive në mbledhjen e fondeve, të cilat përfshinin edhe refuzimin e fondeve shtesë të sigurimit nga bordi i financave të fushatave të qytetit.
Zëdhënësja e Adamsit, Kayla Mamelak Altus, tha se udhëtimi i kryebashkiakut është në përputhje me politikat e qytetit dhe se planifikimi u përmbyll javën e kaluar.
"Një njeriu të zakonshëm mund t'i duket rastësore," tha ajo, "por gjithçka është bërë në përputhje me udhëzimet e qytetit."