Xhaferri: Inceneratorët, inovacion vetëm për të vjedhur, po helmoni fëmijët tanë!
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë. Ai akuzon qeverinë për mashtrim dhe manipulim me projektligjin për menaxhimin e mbetjeve.
Ai shprehet se, nuk është opozita që ka qenë kundër ndërtimit të inceneratorëve, por fakti që ata nuk u ndërtuan kurrë. Xhaferri theksoi se inceneratorët ishin thjesht një ide “inovative” për të vjedhur miliona euro.
Xhaferri shton se arroganca dhe gënjeshtra nuk mund të maskojnë realitetin e ndotjes dhe dështimit qeverisës. “Po helmojmë fëmijët tanë duke jetuar në këtë vend,” – tha Xhaferri, duke kërkuar që inceneratorët të jenë publikë dhe jo private.
Deklarata:
E vetmja gjë që doja të thoja është se ministri mu duk goxha i përgatitur; do t’i uroja suksese. Do t’i besoja më tepër këtë projektligj dhe qëllimet e mira që duhet të ketë, nëse ai nuk do të kishte folur me arrogancë e gënjeshtërisë. Se të thuash që Shqipëria sot është një vend shumë më i mirë, më i pastër, plotësojmë standarde, po shkojmë kudo pas njollës më të zezë që i ka ngelur qeverisjes së stërzgjatur të PS, që është pikërisht inceneratori. Rikujtome se inceneratori nisi me një propagandë, që ishte “bomba ekologjike”. Kjo ishte termi që përdori.
Jam dakord se ne kemi qenë gjithmonë pranë bombave ekologjike; mos ka shpërthyer bomba dhe po jetojmë pasojat e saj. Zgjidhja inovative ishte të bëhej inceneratori. S’ka qenë ndonjëherë opozita kundër që të bëhej inceneratori, se si ne ta asgjesojmë mbetjet dhe të bëjmë ambient më të pastër. Problemi kryesor është pse s’u bë, pse s’po bëhet. Sikur edhe me koston 400 milion euro që janë harxhuar. Ne i dimë se ku kanë shkuar; ju, a thotë ish-kolegu juaj zoti Arben Ahmetaj se ku i kanë shkuar.
Nuk mundet arroganca e gënjeshtres, sado moderne e re të vijë, dhe në këtë sallë të flitet me arrogancë e gënjeshtër, të thuhet “ne po jetojmë në ambient të pastër”. Une kam dy fëmijë dhe mendoj që po i helmoj ata fëmijë duke jetuar në Shqipëri; ju jeni duke helmuar nipërit tuaj duke jetuar në Shqipëri. Është e pamundur; hajde do t’ua besoja qindra herë më shumë, ne kemi kaluar bomba ekologjike, bomba qeverisëse, dështim total. Duhet rregulluar, dhe ky është projektligji që ne do bëjmë. Dhe nëse do beheshin inceneratorët dhe me kaq humbje të madhe financiare ato duhen bërë, dhe nuk duhet të jenë as private, as PPP, as me koncesion duhet të jenë shtetërore dhe duhet të bëhen.