Rabiot i jep këshilla Leao-s: Në moshën 26-vjeçare nuk mund të humbasësh kohë

Adrien Rabiot mbërriti te Milani në minutat e fundit të merkatos verore, pas kërkesës së fortë të Massimiliano Allegri-t, i cili e kishte drejtuar më parë te Juventusi. Francezi ka fituar menjëherë vendin e titullarit në mesfushën kuqezi, duke sjellë fizik, përvojë dhe lidership, por edhe duke folur hapur për kolegët e tij.

“Të luash te Milani pas pesë viteve me Juventusin nuk është e thjeshtë, por kam shumë pasion dhe ambicie. Kemi potencial për të luftuar për titull, dhe Allegri më besoi sepse e di se mund t’ua transmetoj përvojën të rinjve, duke dhënë maksimumin në stërvitje dhe ndeshje,” tha Rabiot.

Francezi nuk i kurseu fjalët edhe për Rafael Leao-n, i cili ka marrë kritika për paraqitjet ndaj Napolit dhe Juventusit:

“Ka potencial të madh, por në moshën 26-vjeçare nuk je më i ri. Nuk ka kohë për të humbur. Duhet të pyesë veten se ku dëshiron të arrijë, sepse do të ishte e dëmshme për ne nëse kënaqet me pak.”

Rabiot foli gjithashtu për Luka Modric, duke e përshkruar si një model frymëzimi:

“Ai ka pasion të jashtëzakonshëm dhe e shtyn veten për gjithçka. Stërvitet maksimalisht dhe luan me kënaqësi. Nuk do të ishte në këtë nivel në moshën 40-vjeçare nëse nuk do të bënte gjëra të jashtëzakonshme.”

Mesazhi i Rabiot është i qartë: për lojtarët e rinj si Leao, cilësia dhe ambicia duhet të shkojnë dorë për dorë, sepse koha nuk pret askënd.