Perfundojnë homazhet, trupi i gjyqtarit Kalaja do të prehet në vendlindje
Kanë përfunduar homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua më 6 tetor, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.
Arkëmorti i tij është përcjellë sot drejt Shkodrës, qyteti i lindjes, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore dhe trupi i të ndjerit do të prehet në varrezat e 'Stom Golemit'.
Në homazhet e zhvilluara në Tiranë morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët shprehën dhimbjen dhe indinjatën për humbjen tragjike të magjistratit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në ambientet e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi masat e sigurisë në gjykata.
FOTO GALERI: