Skandali në Komisionin e Ligjeve/ Korreshi: Celibashi erdhi e na fliste për 2024, harroi masakrën zgjedhore të 2025
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike që nga mbledhja e komisionit të ligjeve ku ishte i ftuar të raportonte kreu u KQZ Celibashi. Në komisionin e ligjeve kishte një ditë më parë debate për farsën elektorale
Korreshi ka folur edhe për kandidatin Florian Binaj në Tiranë që është mbështetur masivisht nga opozita por edhe për kandidadat e tjerë të oposiute në rrethe.
Flavio Qarri: Me duket mua apo po na reshqet pak edhe ai dekori i pseudoligjshmërisë së shtetit.
Saimir Korreshi: Jo vetëm letrat që si kemi më në rregull, por absurdja e djeshme e komisionit. Ju e patë Komisionerin që thoshte se kam ardhur për të raportuar për 2024 thotë. 2025, këtë vit që kishte zgjedhje nuk e kishte në program, dhe do të ulemi për të diskutuar vitin tjetër tha.
Kemi një raport alarmant, mbi vjedhjen, hajdutërinë, makutërinë që është bërë me zgjedhjet dhe kemi një Komisioner që thotë, unë jam për 2024.
Në vend që të ankohemi ne për një organ monokratik që për mua është dhe që për mua nuk mund të këtë një organ me vendime monokrate siç bën Celibashi, deputet dhe ministër i qeverisë. Kështu që nuk ka si të mos jetë i njëanshëm. Dhe, as ka dikush as më të voglin dyshim. Ankohet Celibashi për Këshillin Rregullator. Unë javën e kaluar e kam ngritur si shqetësim për Këshillin Rregullator, sepse i ka mbaruar mandati. I mbaronte mandati kur u bënë njoftimet, me datën 5 tetor. I jam drejtuar kryetarit të komisionit. I cili përsëri tha se do të merren organet e kuvendit, organet e ligjit, ato që merren më anën ligjore, për të parë nëse i ka mbaruar apo jo mandati dhe të japë një raport. Vjen Komisioneri dhe ne nuk e kishim një raport të tillë, nuk u diskutua një raport i tillë për turpin e të gjithëve. Pa Këshillin Rregullator nuk merren dot vendime. Në KQZ, nuk e di si do të shkojë. Është hap një proces, por është një fazë e ndërmjetme tani që duhet të merren vendime. Dhe këta kanë ndërmend që të ja kalojnë të gjithë Celibashit në këtë periudhë. Kështu që e kupton se çfarë po ndodh, kështu që, i vetmi organ, Këshilli Rregulltar, kur opozita ka, pavarësisht se në minorancë, por ka zërin e saj, ka përfaqësuesit e saj. Edhe këtë organ ata e kanë lëshuar edhe avokati i popullit që i ka mbaruar mandati që vjet dhe vazhdon të rrijë në detyrë, nuk hapet një proces i tillë. Pra e mban atë. Kurse këta duke qenë se është i opozitës, duan të ja kalojnë kompetencat Komisionerit Celibashi.
Pra, është nga absurditeti në absurditet gjithë kohës, këta nuk përgjigjen. Atë që tha Oerdi dhe që i bëri një rezyme të gjithë skandaleve që ka edhe raporti paraprak. Se unë mendoj se raporti përfundimtar do të jetë shumë më dramatik sepse opozita gjatë gjithë kësaj kohe nuk bërë gjë tjetër veçse ka dërguar prova. Edhe pse kemi një raport paraprak skandaloz, shikojmë nga organet ligjzbatuese, dhe për të dhënë të drejtën këtu, Prokuroria e Posaçme, edhe pse ngriti atë task forcën, nuk kapi asgjë. Do të thotë një dështim total edhe pas gjithë akuzave që unë kam bërë gjatë gjithë kësaj periudhe, po marr veten time këtu. Unë kam denoncuar edhe njerëz me arme ditën e zgjedhjeve dhe absolutisht nuk është bërë asnjë lloj verifimi nuk është bërë asnjë lloj lëvizje. Ju dini që të jetë arrestuar ndonjë për shkak të zgjedhje pas gjithë atyre denoncimeve që ka bërë opozita ....