‘Siguria në gjykata është zero’/ Sadushi nuk guxon të drejtojë gishtin te Rama
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bëri homazhe në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja.
Pasi doli nga Pallati i Kongreseve ku po mbahen homazhet, ai foli shkurtimisht për mediat, teksa tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi.
“Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai.
Por Sadushi nuk guxoi të drejtojë gishtin nga kryeministri Edi Rama, që i ka lënë gjykatat në këtë gjendje sigurie katastrofike.
Nga ana tjetër, edhe Edi Rama bëri homazhe.
Ai shoqërohej nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Kujtojmë se një ditë më parë gjyqtarët u ankuan për gjendjen skandaloze të sigurisë nëpër gjykata duke fajësuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.